MENU
klinika

Inteligjenca artificiale mundëson gjithçka

Spotify do të përkthejë podcast-et në gjuhë të ndryshme

28.09.2023 - 17:29

Spotify do të fillojë të përdorë inteligjencën artificiale për të përkthyer podcast-et në gjuhë të tjera. Kjo gjë u bë e ditur nga kompania të hënën si pjesë e një partneriteti me OpenAI, pasi Spotify bëhet kompania më e re që përdor AI gjeneruese në produktet e saj.

OpenAI njoftoi të hënën se po lëshonte “shërbime të reja zëri dhe imazhi” për ChatGPT, duke i lejuar përdoruesit të flasin me chatbotin e AI me “zë human” të krijuar vetëm nga teksti pas një shembulli të folur vetëm disa sekonda të gjatë.

Veçoria e re e Spotify bazohet në mjetin e transkriptimit të zërit të OpenAI Whisper, i cili transkripton të folurit në anglisht dhe përkthen gjuhë të tjera në anglisht. Projekti pilot përfshin tre episode të podcast-eve, duke përfshirë Lex Fridman Podcast, Armchair Expert dhe Diary of a CEO with Steven Bartlett – të cilët do të jenë të disponueshëm në spanjisht si për përdoruesit e abonuar ashtu edhe për ata të paabonuar, me episode të disponueshme në frëngjisht dhe gjermanisht në ditët dhe javët e ardhshme.

Të gjitha podkastet e përkthyera do të jenë të disponueshme në “Voice Translations Hub” të Spotify, e cila do të përditësohet me episode dhe podcast-e shtesë “gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm“.

Spotify ka vendosur të shtojë këtë shërbim në platformë pasi shikon se ka një numër mjaft të qëndrueshëm të personave që dëgjojnë rregullisht podcasts në platformë, më tepër se 100 milionë.