MENU
klinika

Pjesë nga intervista

Sulmet e Greqisë për Fredi Belerin, Begaj: Ta lëmë drejtësinë të flasë

20.09.2023 - 22:02

Presidenti, Bajram Begaj ka folur për çështjen e Fredi Belerit, e cila sipas tij i duhet lënë në dorë drejtësisë.

ADVERTISING

PAMFLETI
Aplikacioni i ri. Shkarkoje tani!
I vlefshëm për Android & iOS.

Ndërsa, sa i përket ministrit të ri të Jashtëm, Igli Hasani, i cili është diplomat karriere dhe jashtë politikës aktive, ai u shpreh se ky element nuk ka rëndësi, por me rëndësi është serioziteti dhe përgjegjëshmëria për kryerjen e detyrës.

Pjesë nga intervista:

-SHBA pak ditë më parë dhanë një përgjigje të qartë sa i përket çështjes Beleri ‘duhet të flasë vetëm drejtësia shqiptare’, cili është mendimi juaj si President i Republikës këtë çështje?

“Për sa kohë që çështja është në dorë të drejtësisë, ne duhet ta lëmë që të flasë drejtësia. Të gjithë deputetët e parlamentit, kanë votuar për një reformë në drejtësi që po i jep frytet e veta. Natyrisht edhe për këtë çështje, si për çdo qytetar tjetër të Republikës së Shqipërisë duhet të flasë drejtësia dhe pastaj të tjerët”.

-Ju dekretuat ministër të jashtëm z. Igli Hasani, i cili është diplomat karriere dhe është jashtë politikës aktive. Do doja të dija mendimin tuaj për ministrin e jashtëm, pasi ai do jetë pika juaj e afërt me qeverinë dhe e dyta, a mendoni se politika e jashtme duhet të ndiqet nga një person jashtë politikës së brendshme apo duhet të jetë një person me peshë politike?

“Kur nisem për emërim apo dekretime, nuk nisem nga njohjet personale. Natyrisht ekipi i Këshillit të Minstrave të cilët betohen duhet të jetë një ekip që bashkëpunon ngushtë me Presidentin e Republikës, për faktin se gjatë betimit cdo njeri thotë se do shërbejë në të mirën e qytetarëve dhe dinjitetin e Shqipërisë. Përzgjedhja e ministrit të Jashtëm, nga radhët e politikës apo jashtë saj nuk ka shumë rëndësi. Ka rëndësi serioziteti maturia përgjegjshmëria për kryerjen e detyrës. Detyra është jashtëzakonisht e rëndësishme”.