MENU
klinika

"Thyeje e madhe në psikologjinë serbe"

Sulmi në veri të Kosovës/ Hila: Vuçiç e ka keq punën

25.09.2023 - 17:12

Analisti Dritan Hila tha në një intervistë për Euronews Albania se ngjarja e rëndë e ndodhur 1 ditë më parë në Kosovës me vrasjen e një polici shqiptar, është në radhë të parë në dëm të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Sipas tij, policia e Kosovës vrau tre nga sulmuesit serbë pas vrasjes së policit shqiptar, duke reaguar në mënyrën e duhur.

“Mendoj se keq e ka Vuçiç në këto momente. Atij i ka ndodhur vrasja e tre vetave, është një thyeje e madhe në psikologjinë serbe që ish-druvarët e dikurshëm ndahen me rezultatin 3-1. Policia e Kosovës ka reaguar dhe ka marrë një fitore në terren. Nuk mendoj që është një moment i keq për shqiptarët, është një moment i mirë për policinë e Kosovës, sidomos kur gjithçka ka ndodhur në syrin e EULEX”, tha Hila.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dritan Hila

Muzgu i opozitës