MENU
klinika

"Situata politike në Shqipëri, në një krizë të rëndë!"

Takimi Bardhi-Berisha, akademiku Fuga: Një lloj autogoli!

07.09.2023 - 18:12

Akademiku Artan Fuga, në një analizë të gjerë në rubrikën “Opinion” në “News24” foli për zhvillimet në Partinë Demokratike.

Sipas akademikut Fuga takimi mes Gazment Bardhi dhe ish-kryeministrit Sali Berisha ishte një lloj autogoli.

“Takimi është një lloj autogoli, i qëndroj kësaj që kam thënë. Duhet të shohim se çfarë e prodhoi këtë ngjarje, çfarë është kjo ngjarje dhe çfarë pasojash ka kjo ngjarje. Deri më herët nuk ia afroheshin grupit të zotit Berisha duke thënë disavantazhet tani shkojnë dhe mblidhen bashkë. Unë mendoj që kanë gjetur një hapësirë. Ata kanë parë që presioni i SHBA edhe përmendja ndaj tyre e asaj që është shpallur non-grata për zotin Sali Berisha në kohët e fundit nuk është artikuluar shpesh në mënyrë publike.

Dhe ata kanë parë që pavarësisht shpalljes non-grata nuk çoi në një lloj vazhdimësie që mund të ngrinte drejtësia. Por unë mund të them se këta deputetë erdhën tani sepse ka dalë qartë, edhe deputetë që bëjnë pjesë në grupin e Bashës se zoti Basha edhe nga pikëpamja e anëtarësisë edhe elektoratit dhe e numrit të deputetëve ka qenë minorancë. Pra faktet kanë provuar se gjykata deri tani ka dhënë një vendim që ka qenë jo në përputhje me rregullat e PD. Rregullat e partisë janë ndryshe. Deputetët kanë kuptuar që zoti Basha ka shumë pak elektorat, por edhe ka bërë veprime siç ishte ky i fundit, pra pakënaqësia ndaj tij është në rritje. E vetmja mundësi për të bërë një karrierë në vazhdimësi është të bashkohen me zotin Berisha”, u shpreh akademiku Fuga.

I ndalur tek takimi Berisha-Bardhi, akademiku Fuga u shpreh se pasojat e këtij takimi janë kontradiktore.

“Ka disa pasoja pozitive për grupin e zotit Berisha pasi të gjithë deputetët rreth tij tregojnë se kanë një fushë veprimi për të cilën mund të bashkohen edhe të tjerë”, u shpreh ai, duke shtuar: “Ne kemi një Kuvend që nuk zbaton rregulloren e vet. Kjo nuk ndodh as edhe në një diktaturë. Por kjo është situata. Pra Kuvendi nuk mund t’i imponojë një grupi të deputetëve kryetarin. Këta janë me një vit vonesë në arsyetimin e tyre. Sot situata ka ndryshuar dhe këta bëjnë veprime që nuk duhet ti bënin. Situata politike në Shqipëri ka hyrë në një krizë shumë të rëndë dhe këtë krizë ligjet tona nuk e parashikojnë. Pothuajse gjysma e Kuvendit është e paralizuar dhe kjo është situata”.