MENU
klinika

Takimi mes Bardhit dhe Berishës

Luçiano Boçi shuan zërat: Nuk krijojmë parti të re, synimi jonë bashkimi i PD

06.09.2023 - 20:11

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar situatën ku ndodhet PD.

Boçi theksoi se takimi mes Bardhit dhe Berishës ka qenë prej kohësh i kërkuar. Idenë për krijimin e një partie të re, Luçiano Boçi e refuzoi edhe pse pranoi se kushtet për të krijuar një parti te re janë.

Qytetarët janë të revoltuar me qeverinë, kanëshpresë te bashkimi i opozitës. Ne nuk pranojmë të dalim nga sigla e historia e PD dhe të kriojmë një parti të re. Synimi është bashkimi i PD. Kushtet për të krijuar një parti të re janë, por ne nuk do dalim nga historia. Shkaku i mbledhjes Bardhi-Berisha ishte dëshira e deputetëve.

Takimi ka qenë prej kohësh i kërkuar. Ka qenë gjithmonë në axhendën tonë politike. Nuk është bërë për shkak të intatit të një grupi të vogël që kërkon të rrëmbejë partinë demokratike“, tha ndër të tjera Boçi në “Ora News”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rithemelimi” takim me Bardhin dhe Alibeajn

“E jona, s’ka!”/ Berisha mbërrin në selinë e PD

Ngjarja e 21 janarit 2011

11 vjet nga protesta e 21 janarit