MENU
klinika

"Lëri mbrapa paragjykimet spanjolle anti-kosovare"

Takimi i Osmanit me Stoltenberg, politikani gjerman thirrje Borrell

07.09.2023 - 12:26

Politikani gjerman dhe deputeti i Parlamentit Evropian, Reihnard Butikofer në lidhje me takimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Butikofer ka thënë se e mirëpret faktin që Stoltenberg nuk po i bashkohet politikanëve të SHBA-së dhe BE-së përball Kosovës.

Eurodeputeti ka shkruar se politika e SHBA-së dhe BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë është e njëanshme në favor të Beogradit zyrtar.


Sipas tij janë vendosur standarde të dyfishte duke injoruar në masë të madhe se Kosova ka kaluar në dhimbje të mëdha për t’i bërë vlerat evropiane një matës për politikën e tyre.

Ai ka thënë se situata në rajon mund të destabilizohet edhe më shumë si rezultat i qasjes së gabuar të SHBA-së dhe BE-së. Ai i ka bërë thirrje Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, që “të lë prapa paragjykimet spanjolle anti-kosovare” dhe të mësojë nga Stoltenberg, për të rifilluar menjëherë dialogun me Kosovën.

“Situata në Ballkanin Perëndimor destabilizohet më tej përmes pozicionimit të gabuar të BE-së dhe SHBA-së. HRVP Josep Borrell më në fund duhet të lërë prapa paragjykimet anti-kosovare të atdheut të tij spanjoll, të mësojë nga Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg dhe të rifillojë menjëherë dialogun e nevojshëm me Kosovën. Pa dyshim, gabime ka bërë edhe qeveria e Kosovës. Por është thjesht e papranueshme dhe madje joevropiane ta sanksionosh atë rëndë, ndërkohë që të gjitha veprimet e presidentit serb Vuçiç kundër angazhimeve të tij, duke përfshirë mobilizimin e tij të bandave të dhunshme të banditëve, tolerohen me durim të pafund,” ka shkruar Butikofer.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!