MENU

Përmbledhja ditore e rajonit

‘Prishtina përballet me pasoja serioze nëse e krijon ushtrinë’

05.12.2018 - 17:00

Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, e paralajmëroi Prishtinën zyrtare se do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.

Sipas Stoltenbergut, ky proces po udhëhiqet “në një moment mjaft të papërshtatshëm, pa u respektuar procedurat”.

A e mbështet NATO dialogun Kosovë-Serbi? konica.al

Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur deklaratave të politikanëve serbë lidhur me rrezikun siç kanë thënë ata që vjen nga formimi i Ushtrisë së Kosovës.

Haradinaj gjatë një vizite në Plemetin ka thënë se Kosova po e formon ushtrinë për ruajtjen e paqes, e jo për ta okupuar territorin e saj dhe se Serbia po bën propagandë.

'Kosova po krijon ushtri për ta ruajtur paqen' konica.al

Maqedoni

Para se të kërkojë azil politik dhe të arratiset nga Maqedonia, ish-kryeministri Nikolla Gruevski u ka shkruar letër anëtarëve të Komisionit Evropian.

Në letër Gruevski kërkon gjykatës ndërkombëtar që të kontrollojnë siç thotë ai, përndjekjen masive në shtet.

Kosovë

Të mërkurën mbahet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, të njohur si rasti ‘Gylenistët’.

Në këtë mbledhje pritet të intervistohet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe familjarët e të depërtuarve.

Presidenti Thaçi pritet të raportojë për 'gylenistët' konica.al

Maqedoni

Gjykata e Shkupit ka caktuar masën 30 ditë burg për ish-kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski, pork y i fundit ndodhet për azil politik në Hungari.

Në seancën e sotme për rastin “Titanik”, gjykata me kërkesë të PPS, caktoi paraburgim prej 30 ditësh për Gruevskin, i cili është në arrati.

Kosovë

Të mërkurën në Kosovë është ditë zie për të nderuar figurën e ish-presidentit amerikan, Xhorxh H. U. Bush.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e ish-presidentit të SHBA-së për lirinë e Kosovës, ditën e sotme e ka shpallur ditë zie shtetërore. /Konica.al/