MENU
klinika

Ja çfarë pritet pas zgjedhjeve

Pse qytetet gjermane po bëhen bastione të djathta?

25.09.2023 - 12:41

PPartia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka një shans të mirë për të fituar mandatin e saj të parë për kryetar bashkie në qytetin më të madh qendror gjerman, Nordhausen.

Pothuajse 37,000 votues kanë në dorë rezultatin e raundit të dytë të zgjedhjeve në qytetin industrial dhe universitar të Tiringia.

Kandidati i AfD-së, biznesmeni 61-vjeçar Joerg Prophet , gëzon një pozicion të mirë pas raundit të parë, ku fitoi 42.1 përqind të votave dy javë më parë.

Prophet po konkurron kundër kryetarit aktual të bashkisë, të pavarur Kai Buchmann, i cili mori 23.7 për qind të votave në raundin e parë.

Që nga fundi i qershorit, Alternativa për Gjermaninë ka fituar një zgjedhje qarku në Turingi dhe zgjedhjet për kryetarin e qytetit të vogël të Raguhn-JeBnitz me më pak se 9,000 banorë në Saksoni-Anhalt.

Zgjedhjet e para u mbajtën në distriktin Sonneberg në jug të Turingisë, ku politikani i AfD Robert Sesselmann u zgjodh si menaxheri i parë i qarkut të AfD.

Zgjedhja e tij ngjalli debat dhe shqetësim në të gjithë vendin. Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës e konsideron AfD-në në Turingi dhe liderin e saj Bjoern Hoecke si ekstremistë të ekstremit të djathtë dhe i monitoron ata.

Nordhausen është kryeqyteti i distriktit me të njëjtin emër në veri të Turingisë dhe ka rreth 42,000 banorë.

Ish-kryebashkiaku Buchmann ka frikë se nëse kandidati i AfD fiton, Nordhausen mund të humbasë imazhin e tij si një qytet i hapur dhe liberal.

Ajo është shtëpia e një universiteti me shumë studentë nga vende të tjera dhe integrimi i refugjatëve deri më tani ka qenë i suksesshëm. Sakaq, dega e AfD-së klasifikohet si jashtëzakonisht ekstreme, edhe brenda vetë partisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

‘Tragjedia’ e Angela Merkel