MENU
klinika

Ekspertët e gjuhës së trupit i zbulojnë "sekretin"

Truku i zgjuar i Kate Middleton që ‘e vodhi’ nga Mbretëresha

26.09.2023 - 12:50

Sjelljet e anëtarëve të familjeve mbretërore shpeshherë tregojnë se kush mund të jetë pasuesi i monarkisë. Dhe në rastin e Princeshës së Wales (Uellsit), duket se ajo e paska ndjekur me detaje jetën e mbretëreshës Elizabeth II.

Kate Middleton, sipas një eksperte të gjuhës së trupit, ka perfeksionuar një detaj që është shumë i rëndësishëm, ndryshe nga Meghan Markle. Po ashtu ajo theksoi se Middleton ka më tepër veti të një mbretëreshe.

Që kur u kthye nga pushimet e saj verore muajin e kaluar, ajo ka marrë pjesë në një gamë të gjerë angazhimesh dhe në një varg vendesh të ndryshme. Këto përfshijnë vizitën e një burgu, pjesëmarrjen në mësimet e pyjeve në një shkollë fillore, vizitën e një shoqate bamirësie për të rinjtë dhe pranimin e personelit të shërbimit në një bazë ajrore të marinës. Dhe sipas ekspertes, Judi James, në të gjitha këto vizita, Kate nuk është dukur kurrë e mërzitur apo e painteresuar, me këdo që takon.

Truku i zgjuar i Kate Middleton që 'e vodhi' nga

Ajo shpjegoi për The Sun se: “Kate ka kaluar vite duke përsosur gjuhën e trupit të qëndrueshmërisë dhe tani nuk rrezikon të duket e mërzitur ose të shfaqë ndonjë emocion negativ. Ajo duket e rehatshme dhe e relaksuar, ashtu si mbretëresha, e cila ishte gjithmonë në gjendje të paraqiste buzëqeshjen më të ëmbël në rrethanat më të vështira. Do të ishte e ekzagjeruar të thoja se Kate është totalisht e mahnitur nga çdo aspekt i çdo takimi dhe vizite, por çështja është se ajo duket sikur është dhe kjo është një aftësi e rëndësishme, që mund të ndihmojë monarkinë të mbijetojë në të ardhmen.”

Judi shtoi se kjo aftësi është në kontrast të drejtpërdrejtë me Meghan, e cila ka treguar gjithmonë një stil të ndryshëm të gjuhës së trupit ndaj Kate.

“Qasja ‘mbretërore’ tek Meghan, vështirë se pranohet që ekzistojë. Duke ardhur nga SHBA dhe me një karrierë në dramë, sigurisht, ajo mendoi se do t’i kishte gjetur mbretërit të ftohtë dhe pa emocione. Gjithsesi gjuha e saj e trupit, Meghan e tregon më indiferente”.

Truku i zgjuar i Kate Middleton që 'e vodhi' nga