MENU
klinika

"Do konsultohemi me ekspertët për klasifikimin e rreziqeve"

Tullumbacja me azot, Balla: Policia ka ndaluar disa persona që futën

22.09.2023 - 12:40

Nga seanca e Kuvendit e mbajtur një ditë më parë, ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se do të çojë në Parlament çështjen e përdorimit masiv të tullumbaces me oksid azoti nga të rinjtë, për ta klasifikuar si lëndë të palejuar.

Ditën e sotme lajmëroi se Policia e Shtetit ka ndaluar persona të përfshirë në futjen e paligjshme të kësaj substance në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Balla lajmëron se tanimë Policia e Shtetit do të bashkëpunojë me Prokurorinë “për konsultimin e mjekëve ekspertë të fushës për klasifikimin e risqeve që sjell kjo lëndë tek shëndeti i të rinjve.”

Reagim i Ministrit të Brendshëm Taulant Balla:

Siç e thashë dje në Kuvendin e Shqipërisë, përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tollumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet në trend për të rinjtë në Shqipëri. Sot Policia e Shtetit ka ndaluar persona të përfshirë në futjen e paligjshme të kësaj substance në Shqipëri (jo për qëllime mjekësore).

Do të bashkëpunojmë me Prokurorinë për konsultimin e mjekëve ekspertë të fushës për klasifikimin e risqeve që sjell kjo lëndë tek shëndeti i të rinjve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Vota e lirë e shqiptarëve u ekzekutua para se të hidhej në kuti!”

Sali Berisha: 25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë në Shqipëri!