MENU
klinika

60% e kapaciteteve akomoduese janë të rezervuara

Turistë, edhe në shtator në juglindje

04.09.2023 - 12:37

Shqipëria do të vazhdojë të mirëpresë vizitorë nga jashtë edhe gjatë vjeshtës. Trendi i rezervimeve tregon se turistë të cilët janë kryesisht nga Gjermania, Italia, Anglia por edhe Amerika kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri edhe përgjatë shtatorit.

Në zonat kryesore të juglindjes si Pogradeci, Voskopoja, Tushemishti, 60% e kapaciteteve akomoduese janë të rezervuara nga turistë të huaj. Tushemishti mbetet një nga fshatrat më të kërkuar.

Turistët thonë se ju pëlqejnë këto zona pasi gjejnë qetësinë, çmimet e arsyeshme, mikpritjen dhe kulinarinë e zonës.

1- “Jam shumë e lumtur që jam këtu, kam ardhur nga Amerika. Kaluam në zonën e Maqedonisë me biçikleta, kemi qenë në disa vende të botës por donim të përfundonim pushimet në Shqipëri”

2- “Vij nga Anglia, kam 3 jave në Shqipëri, herën e fundit isha në Shkodër tani jam në Pogradec, po kënaqemi shumë, ushqimi po na shendosh se është i shijshëm dhe mikpritja është fantastike. Do rikthehemi përsëri”

3- “Unë vij nga Gjermania, kam 14 ditë në Shqipëri por sot erdhëm nga Vlora për të qëndruar për dy netë ne Pogradec, çmimet janë të arsyeshme dhe nuk është diçka për t’u trembur”

4- “Kam dy javë në Shqipëri, vij nga Gjermania. Këtu flora dhe fauna është fantastike, natyra magjepsëse, ushqimi i shijshëm, mendoj se bëmë mirë që erdhëm këtu”

Vetëm bashkia e Korçës ka afro 4000 vende akomodimi përfshirë këtu dhe fshatrat turistikë të Voskopojës e Dardhës ndërkohë që Tushemishti ka diçka më shumë se 630 vende akomodimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pushimet shkurtohen, çmimet rriten

Plazhet më të shtrenjta nga Jugu në Veri

"Po punojmë me 50 % të kapaciteteve"

Plazheve të bukura të Himarës u mungojnë turistët!

Rama: Pastërti shembullore...

Himara, më e pëlqyera për turistët


Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit