MENU
klinika

Nga Albërie Hadërgjonaj te Poni

Vajzat VIP që u penduan për ndërhyrjet estetike

12.09.2023 - 13:24

Në një botë ku bukuria shpesh duket parësore, nuk është për t’u habitur që personazhet e njohur joshen prej ndërhyrjeve estetike. Megjithatë, përtej trendeve të bukurisë, qëndron edhe pendesa. Ja disa nga personazhet e njohura shqiptare të cilat kanë treguar hapur se janë penduar për ndërhyrjet estetike.

Albërie Hadërgjonaj është penduar për ndërhyrjen në hundë. E ftuar disa vite më parë te “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja pranoi se do të donte të mos e kishte ndryshuar hundën.

VIP-et shqiptare që u penduan për ndërhyrjet estetike

“Njerëzit e kanë komentuar pamjen time shumë dhe kanë të drejtë. Unë kam patur një hundë të bukur, ka qenë pak e gjatë, por në rini njeriu gabon. Po ta kisha ende atë hundë, do isha me fat, do isha në karakter. Tani nuk kanë faj që thonë se janë bërë të gjitha njësoj, buzë e hundë të gjitha njësoj, por unë e kam zgjatur pak si pinoku më duket,” tha ajo.

Në korrik të vitit 2018, Çiljeta Xhilaga publikoi në Instagram disa momente nga filmi “Ishte kohë për dashuri” dhe një ndjekëse i komendoi: “Mirë e ke pasur hundën mi, ç’pate që e operove?”. “Atë mendova dhe unë kur e pashë. Edhe pse nuk ka ndonjë ndryshim të madh, po hajd, mendtë e kokës thuaj!” u përgjigj Çiljeta.

VIP-et shqiptare që u penduan për ndërhyrjet estetike

Në shtator të 2019-s, modelja Aurela Hoxha tregoi për herë të parë se ka hequr mbushësit e buzëve. “Qetësohuni njerëz ‘të mirë’, nuk i kam bërë më, përkundrazi, prej kohësh kam hequr mbushjen dhe s’do t’i bëj kurrë më,” iu përgjigj ajo disa komenteve, ku kritikohej se e kishte ekzagjëruar me fryrjen e buzëve, kur në fakt ishte efekt Instagrami.

VIP-et shqiptare që u penduan për ndërhyrjet estetike

Modelja Vildane Zeneli, e ftuar në emisionin “N’drrimi i Natës”, pranoi se ka bërë ndërhyrje në fytyrë, kryesisht në buzë. “I bëra prej qejfit. Po palidhje shumë, i kam rënë pishman dhe tani dua t’i heq,” i tha ajo moderatorit Alaudin Hamiti.

VIP-et shqiptare që u penduan për ndërhyrjet estetike

Përmes një videoje live në Instagram, këngëtarja Adelina Tahiri tregoi se është penduar që ka bërë buzët. “Nuk kam bërë operacione plastike. Kam ndërhyrë vetëm tek buzët, por nuk është operacion. Megjithatë jam penduar sepse po më akuzoni sikur jam bërë e gjitha,” tha ajo.

VIP-et shqiptare që u penduan për ndërhyrjet estetike

Poni gjithashtu është penduar për buzët dhe vetullat. “Njeriu dhe gabon një herë në jetë si unë me vetullat dhe volumin e buzës, por kur e pashë që nuk më shkonin, u mundova t’i kthej si dikur, por kuptohet, si t’i ka bërë nëna dhe krijuesi ato nuk rikthehen plotësisht,” shkroi këngëtarja në Instagram.

VIP-et shqiptare që u penduan për ndërhyrjet estetike

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do të doja të mos e kisha bërë..."

Almeda Abazi e penduar për këtë ndërhyrje estetike