MENU
klinika

Ndihmon krijuesit të editojnë videot

YouTube lançon një aplikacion të ri të quajtur YouTube Create

25.09.2023 - 14:23

YouTube sapo ka prezantuar një aplikacion të ri për krijuesit, YouTube Create, i cili do të ofrojë një sërë shërbimesh të lehta për t’u përdorur dhe falas duke i dhënë mundësinë krijuesve të krijojnë Shorts apo dhe video më të gjata. Create synon të adresojë disa nga sfidat me të cilat përballen krijuesit, duke përfshirë procesin e editimit dhe aftësinë për të përdorur mjete krijuese, duke përfshirë gjëra të tilla si stickers, GIF dhe efekte.

Kompania tha se është konsultuar me 3000 krijues për zhvillimin e aplikacionit të ri dhe e ka dizejnuar atë sipas komenteve të tyre. Për të përdorur mjetin, krijuesit mjafton të shtojnë klipet e tyre, më pas të zgjedhin midis shërbimeve të shumëta të editimit për të filluar krijimin e videos së tyre. Me aplikacionin, ata mund të bëjnë gjëra të tilla si ndarjet paraprake dhe të shkurtojnë klipet e tyre ndërsa po krijojnë një video. Ekzistojnë gjithashtu mijëra stickers, GIF dhe një sërë efektesh të disponueshme brenda aplikacionit.

Përveç kësaj, aplikacioni do të ofrojë qasje në bibliotekën e YouTube me këngë falas, në mënyrë që krijuesit të mund të zgjedhin nga mijëra këngë për të plotësuar videot e tyre. Të gjitha këto këngë janë të sigurta për sa i përket të drejtave të autorit, kështu që krijuesit mund të fitojnë para nga videot e tyre pa u shqetësuar, thotë YouTube.

Gjithashtu, Create do të përputhë ritmet e këngës me videoklipet për të mbajtur gjithçka në sinkron – një veçori e popullarizuar nga TikTok.