Mesa duket akori i njohur Leonardo DiCaprio dhe moldeja Gigi Hadid i kanë dhënë fund romancës së tyre të dashurisë.
Një vit më parë dyshja ndezën thashethemet për lidhje teksa u panë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, mirëpo sipas një burimi për “Us Weeklu”, ata nuk janë më çift.
“Ende komunikojnë së bashku, por Leo dhe Gigi nuk janë më në një lidhje”.- tha burimi.
Sipas burimit ishte modelja ajo e cila përfundoi romancën e tyre për shkak të vajzës së saj 3-vjeçare, Khai të cilën e ndan me ish-partnerin Zayn Malik.
“Prioriteti i saj i parë është vajza e saj . Ajo nuk dëshiron të takohet me dikë nëse akoma nuk mund ta prezantojë atë me fëmijën e saj.”– tha burimi.
Oraret e ngarkuara të punës gjithashtu ishin një ndër arsyet që e penguan çiftin të ecin përpara me marrëdhënien e tyre.
“Ata të dy udhëtojnë shumë për nga natyra e punës së tyre. Por Gigi po angazhohet në punë që i lejon asaj të kalojë më shumë kohë me fëmijën e saj. Dhe Leo ende udhëton shumë shpesh dhe i pëlqen të dalë.”- tha burimi i afërt ne dyshen.
Ndërsa shtoi: “Ajo nuk dëshiron që i dashuri i saj të shkojë në klube dhe evente dhe të punojë gjatë gjithë kohës. Ajo dëshiron që dikush të jetë praktik aty për të.”