MENU
klinika

Një muaj pas lindjes së fëmijës së dytë

Zbulohet emri i djalit të Rihanna-s dhe ASAP Rocky-t

08.09.2023 - 11:09

Rreth një muaj pas lindjes së fëmijës së dytë të Rihanna dhe A$AP Rocky është zbuluar emri i vogëlushit të tyre.

Këngëtarja e hitit “Lift Me Up”, 35 vjeç dhe reperi, 34 vjeç, e kanë pagëzuar djalin e tyre me emrin Riot Rose Mayers, raporton ‘The Blast’.

Duket se dhe fëmija i tyre i dytë, ka inicialin ‘R’ si djali i parë, RZA Athelston Mayers. Sipas certifikatës së lindjes, Rihanna lindi më 1 gusht 2023, në spitalin Cedar Sinai në Los Angeles në orën 7:41 të mëngjesit.

Në shkurt, babai i Rihanna-s, Ronald Fenty, zbuloi për Page Six se prindërit e rinj kanë përzgjedhur disa emra për fëmijën e tyre.

Fituesja e Grammy-t e mbajti të fshehtë shtatzëninë e saj të dytë deri në shfaqjen e saj të pjesës së parë të Super Boël 2023 në shkurt.

Kujtojmë se çifti e mbajti të fshehtë identitetin e djalit të tyre të parë deri në momentin kur ata pozuan për revistën prestigjoze Vogue 2023, duke publikuar fotot e ëmbla të vogëlushit të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Teksa gjithë bota flet për ta...

Rihanna dhe ASAP Rocky fotografohen duke darkuar

‘Dashuria e jetës sime’

Reperi konfirmon lidhjen me Rihanna-n!