MENU
klinika

Pas përplasjes në Këshillin e Sigurimit

Zelensky falenderon Ramën: I treguat botës se si duhet trajtuar Rusia

20.09.2023 - 19:39

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka falenderuar kryeministri Edi Rama për qëndrimin që ky i fundit mbajti ditën e sotme gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB përballë delegacionit rus.

Përmes një postimi në “Twitter”, Zelensky thekson se kryeministri shqiptar i tregoi mbarë botës se si duhet trajtuar Rusia.

“I dashur Edi Rama, sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ju i treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, shkruan Zelensky.

Gjatë mbledhjes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, delegacioni rus i kërkoi llogari kryeministrit Rama i cili është në cilësinë e drejtuesit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit se pse lejoi Zelenskyn të flasë i pari. Në përgjigjen e tij Rama ia bëri të qartë rusëve që nëse nuk duan presidentin e Ukrainës që të flasë atëherë duhet të ndalin luftën.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN