MENU
klinika

Ja si renditen dy kandidatët

Zgjedhjet e pjesshme në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit!

12.09.2023 - 18:23

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka miratuar sot (12 shtator) fletën e votimit për zgjedhjet që do të mbahen në Kukës më 24 shtator.

KQZ po ashtu ka miratuar edhe renditjen e kandidatëve, ku pas një shorti është vendosur që kandidati i PS, Albert Halilaj në fletën e votimit do të mbajë numrin 1, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata do të ketë numrin dy.

Sa përket karakteristikave dhe specifikat e fletës së votimit, KQZ vendosi që në fletën e votimit do vendoset emri i kandidatit, shkronjat nistore të subjekteve mbështetëse si edhe logo e subjektit politik dhe koalicionit zgjedhor mbështetës.

Votuesit në Kukës do të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë më 24 shtator, pas shkarkimit e arrestimit të Safet Gjicit, të cilit iu publikua një videoskandal ku ai shfaqet në zyrën e tij, në marrëdhënie intime me një vajzë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Primaret janë të hapura për çdo demokrat me përjashtim të…”

Zgjedhjet e pjesshme në Kukës, Berisha: “Brava” ka mbetur me një grusht njerëzish