MENU
klinika

“Primaret janë të hapura për çdo demokrat me përjashtim të…”

Zgjedhjet e pjesshme në Kukës, Berisha: “Brava” ka mbetur me një grusht njerëzish

25.08.2023 - 13:16

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se primaret për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Kukësit janë të hapura për cdo demokrat, me përjashtim të atyre që mbështesin Bashën.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha u shpreh se Basha ka mbetur me një grup njerëzish ndaj bën edhe spekulime.

“Duke qenë se ka ngel me një grusht njerëzish, ai spekulime do bëjë, por primaret janë të hapura për çdo demokrat përveç atyre që mbështesin bravën. Nuk kemi punë me ta. Është njëlloj sikur të mbështesësh PS”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se PD do të bëjë gjithçka për të mbrojtur votën e lirë dhe të bindë sa më shumë qytetarë të marrin pjesë në zgjedhje.

“Nuk tërhiqemi nga beteja dhe do bëjmë gjithçka për një betejë të fuqishme. Ne do të marrim pjesë në zgjedhje, e do mbrojmë votën me procedurat që kemi deklaruar. Nuk e mbrojmë me armë”, u shpreh Berisha.