06.09.2023 - 11:00
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar pas shuarjes së zjarrit në Zhamë të Lushnjës, ku ka njoftuar se nuk ka pasur dëme në njerëz dhe në banesa.
Përmes një njoftimi në Facebook, Peleshi shkruan se për shuarjen e flakëve u angazhuan 158 trupave të emergjencave civile dhe efektivëve të FA.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm është arritur të vihet në kontroll të plotë situata në fshatin Zhamë, të Lushnjes.
Vetëm pak minuta më parë, pas një pune intensive dhe përkushtimit të 158 trupave të emergjencave civile dhe efektivëve të FA, zjarri është shuar përfundimisht duke mos shkaktuar asnjë dëm në banesa e jetë njerëzish”, shkruan ministri.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Rëndohet situata në Vlorë
Forcat e ushtrisë ndërhyjnë në Karaburun
"Thirrje banorëve të mos rezistojnë"
“Situata është shumë e vështirë”, Peleshi mbërrin në Gjirokastër
Zjarri merr kodrën
Flakët pushtojnë edhe Himarën
Kush e ka fajin?