Lumturia është gjendje, emocion dhe diçka që mund ta praktikoni çdo ditë. Ju nuk mund të keni kontroll absolut mbi gjithçka që ndodh në jetën tuaj, por disa aspekte të vogla mund të ndikojnë në mënyrën sesi ndiheni. Keni menduar për tri gjëra të thjeshta që mund të bëni në shtëpi dhe që kanë ndikim direkt në lumturinë tuaj?
Ekziston një lidhje e pamohueshme (shkencore) midis shtëpisë dhe lumturisë suaj. Këto hapa mund të duken të vegjël në formulën e mirëqenies së përgjithshme dhe lumturisë, por fillimi i mbarë është çelësi i gjithçkaje:
Merruni me emailet e padëshiruara
Një mori emailesh të pahapura nuk janë vetëm dhimbje për sytë, por edhe shkak për rrëmujë. Mënyra më e mirë për t’i trajtuar ato dhe për t’u ndjerë më të lumtur? Fshijini dhe vendosni emailet e tjera të rëndësishme në një vend të dedikuar. E njëjta gjë vlen edhe për kutinë tuaj të postës elektronike! Mbajeni të pastër dhe mos harroni që ta pastroni atë nga emailet e pahapura apo të padëshiruara.
Rregulloni shtratin çdo ditë
Si mund t’ju bëjë më të lumtur rregullimi i shtratit apo çarçafëve? Nuk është thelbi tek akti fizik, sesa tek qëllimi për të vendosur rregull dhe ekuilibër. Vetëm disa sekonda çdo mëngjes për të rregulluar gjërat dhe ju e vendosni trurin në një rrugë pozitive. Ka edhe plot përfitime të tjera: jeni më produktivë, ulni stresin dhe flini më rehat!
Organizoni këndin e ilaçeve dhe ndihmës së shpejtë
Vetëm për shkak se nuk shihet me sy të lirë, kjo nuk do të thotë që duhet ta injoroni atë! Kjo është një tjetër zonë e shtëpisë që mund të ndihmojë në lumturinë tuaj, por vetëm pasi të keni investuar pak kohë për ta organizuar atë. Nëse nuk keni një dollap ilaçesh, e njëjta ide vlen edhe për sirtarët apo raftet e tualetit.