MENU
klinika

Disa sugjerime

3 ngjyrat që e bëjnë shtëpinë të duket më e lumtur

14.10.2023 - 08:33

Zgjedhja e ngjyrës së bojës për hapësirën ku jetoni çdo ditë nuk është një mision i lehtë! Të dish nuancën që i përshtatet stilit të jetesës, efektin që kjo do të ketë në mirëqenien fizike dhe mendore tuajën e vështirësojnë punën.

Ekspertët e Feng Shui-t thonë se janë këto tri ngjyra prej të cilave nuk duhet të hiqni dorë nëse doni të jetoni në një ambient të lumtur.

3 ngjyrat që e bëjnë shtëpinë të duket më e

-E verdha

Thuhet që kjo nuk është ngjyrë e dedikuar për personat me “zemër të dobët”, por nëse vërtet doni të injektoni një ngjyrë që përmirëson humorin në shtëpinë tuaj, e verdha është ajo që ju duhet. “Është e kundërta e trishtimit, përfaqëson besimin dhe optimizmin,” thotë Kim Colwell, eksperte e Feng Shui-t.

3 ngjyrat që e bëjnë shtëpinë të duket më e

-Bluja

Në Feng Shui, bluja konsiderohet si një ngjyrë qetësuese dhe relaksuese që balancon harmoninë e një hapësire. Një nuancë blu e lehtë mund të jetë përgjigjja për të krijuar një ambient të qetë sidomos në hapësirën e ndjenjes duke ju ndihmuar të relaksoheni pas një dite të gjatë pune.

3 ngjyrat që e bëjnë shtëpinë të duket më e

-E kuqja

E kuqja është një nuancë për të cilën duhet të jeni të kujdesshëm, thonë ekspertët e Feng Shui-t. Si një nuancë e fuqishme, pasionante që shkakton energji dhe ndjenjë gjallërie, ju duhet të tregoheni të matur në thellësinë e së kuqes që zgjidhni për të lyer ambientin tuaj. E kuqja e fortë krijon ndjesinë e rëndesës dhe simulimit të tepërt, ndaj zgjidhni një të kuqe më të errët.

Burimi: Livingetc

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN