MENU
klinika

Grupi i Sali Berishës i vendosur për kaos

Zbardhen detajet nga konflikti në Komisionin e Etikës, Noka shkul mikrofonat dhe i kërkon Bushkës të largohet

31.10.2023 - 18:01

Pas sherrit të ndodhur ditën e djeshme në seancë dhe debateve te Komision i Ligjeve, grupi i Sali Berishës ka tentuar të bllokojë Komisionin e Etikës.

Socialistët kanë kërkuar përjashtimin e 7 deputetëve për shkak të ngjarjeve të djeshme, por Berisha, Noka, Vokshi dhe disa deputetë të tjerë kanë penguar zhvillimin e mbledhjes dhe janë përplasur me Klotilda Bushkën.

Pjesëmarrës ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka kërkuar të flasë gjatë kësaj mbledhje.

Por kryetarja e komisionit të Etikës, Klotilda Bushka nuk i ka dhënë të drejtën e fjalës, gjë e cila ka sjellë tensionimin e situatës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ka shkulur mikrofonin Bushkës dhe kolegëve të PS, duke i detyruar të ndërpresin mbledhjen.

Ndërkohë që në ambientet e brendshme ka ndërhyrë dhe Garda e Republikës. Bushka dhe anëtarët e PS janë mbledhur në zyrën e saj, ndërkohë që edhe ky ambient është ’zaptuar’ nga deputetët e opozitës.

“Duhej të kishe thirrur median këtu. Çohu”, tha Noka.

Më pas ka nisur të zhvidhosë dhe mikrofonin e një tjetër deputeti socialist.

Deputetët e Rithemelimit kërkojnë që deputetët që janë propozuar për masë disiplinore të dëgjohen si dhe në seancë të jetë e pranishme dhe media.

Ndërkohë, pas sherrit te Komisioni i Etikës, Klotilda Bushka është larguar nga mbledhja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga tonet e ashpra, te përplasjet fizike mes deputetëve të opozitës dhe PS

Opozita bllokoi seancën! Ç’ndodhi në Kuvend


Paralajmërime për kaos në rrugë, mbyllen mbi 200 shkolla

Moti i keq me dëborë “gjunjëzon” Britaninë!

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën

Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Tiranë

Prindërit e nxënësve njoftojnë protestë

Nga Lutfi Dervishi

Dhuna nis në çerdhe…

14-vjeçari u vra me thikë nga bashkëmoshatari

Demonstruesit mbajnë një minutë heshtje në respekt të Martin Canit