“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Cilat janë shenjat që fëmija juaj mund të ketë sëmundjen celiake?
Mjeku: Shumica e personave të diagnostikuar me sëmundjen celiake janë të rritur, por edhe fëmijët mund ta kenë atë.
Sëmundja celiake shkakton një reagim autoimun në trup kur dikush konsumon gluten, një proteinë e cila gjendet në grurë, elb dhe thekër. Si rezultat zorra e hollë dëmtohet, dhe trupi i tyre nuk përthith nutrientët e nevojshëm nga ushqimet.
Në fëmijë, arsyeja më e shpeshtë për të testuar për sëmundjen celiake është pengesa në rritjen normale për moshën e tyre.
Fëmijët mund të kenë të njëjtat simptoma të sëmundjes si të rriturit, duke përfshirë:
Diarre
Fryrje barku
Dhimbje stomaku
Konstipacion
Lodhje
Rash
Sigurisht, këto mund të jenë simptoma të shumë problemeve të shëndetit, ose ndonjëherë mund të jenë edhe pa ndonjë shkak specifik. Ndaj, është e rëndësishme të konsultoheni me një pediatër gastroenterolog për të përcaktuar shkakun.
Për fëmijët me simptoma, hapi i parë është testi për disa antitrupa specifikë në gjak. Nëse rezultati i testit tregon një nivel të Transglutaminazës indore (tTG) që është 10 herë më i lartë se niveli i normës, disa prej fëmijëve mund të mos kenë nevojë për ekzaminime shtesë si endoskopia me biopsi.
I vetmi trajtim për sëmundjen celiake është ndjekja e një diete pa gluten.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.