MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është sëmundja celiake dhe a mund të shërohet?

16.03.2022 - 13:32

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë është sëmundja celiake dhe a mund të shërohet?

Mjeku: Sëmundja celiake është një çrregullim autoimun, i cili bën që sistemi imunitar të dëmtojë veshjen e zorrës së hollë, që është pjesa e traktit tretës midis stomakut dhe zorrës së trashë.

Zorra e hollë, që është rreth 10 m e gjatë, përfundon procesin e tretjes, përthith lëndët ushqyese dhe përcjell mbetjet ushqimore në zorrën e trashë. Zorra e hollë vishet nga protuberime në formë gishti që quhen vilë. Këto normalisht lejojnë lëndët ushqyese të përthithen në qarkullimin e gjakut. Pa vile të shëndetshme, lëndët ushqyese do kalojnë nëpër zorrën e hollë pa u përthithur dhe mund të japin kequshqyerje.

A mund të shërohet kjo sëmundje?

Sëmundja celiake është sëmundje e përjetshme. Ajo klasifikohet dhe çrregullim autoimun, sepse trupi dëmton veten, edhe sëmundje keqpërthithjeje, pasi trupi nuk përthith lëndët ushqyese që i nevojiten për të funksionuar siç duhet.

Në sëmundjen celiake, kur ju hani ushqime që përmbajnë gluten, sistemi imunitar përgjigjet duke dëmtuar qelizat dhe shkatërruar vilet që veshin zorrën e hollë. Megjithatë, nëse ju ndryshoni ushqyerjen dhe konsumoni një dietë pa gluten, mund të ktheni mbrapsht dëmtimet e shoqëruara me sëmundjen celiake.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.