MENU
klinika

U paraqit ditën e sotme

Abuzim me tenderët dhe korrupsion në zgjedhje, zbardhen detaje nga hetimi i SPAK për Edison Memollën

19.10.2023 - 17:01

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me hetimin e SPAK për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla.

Burime për mediat bëjnë me dije se Memolla, veç hetimeve nga SPAK për tërmetin, është nën akuzë edhe për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022.

Sot kryebashkiakut i është komunikuar akuza dhe hetimi që ka lidhje me fakte të bëra publike nga një qytetare ku SPAK-u disponon materialin e kërcënimit të qytetares gjatë zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë.

Bëhet fjalë për një përgjim sipas të cilit pretendohet se Memolla paguante faturat e energjisë elektrike të qytetarëve të Rrogozhinës në këmbim të votave.

Për këtë akuzë, Memolla po hetohet nga prokurori Edvin Kondili.

I pyetur nga gazetarët, Memolla nuk ka dhënë asnjë prononcim për çfarë u pyet në SPAK.