MENU
klinika

“Moment energjizues i opozitës”

Argita, pasardhëse politike e Berishës? Nazarko: Dalja e saj tregon mungesën e demokracisë në PD

31.10.2023 - 23:34

Analisti Mentor Nazarko thotë se dalja publike e Argita Malltezit, vajzës së ish kryeministrit Sali Berisha, tregon mungesën totale të demokracisë, por edhe të forumeve në Partinë Demokratike.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se Argita nuk mund të jetë pasardhëse politike e Berishës, pasi ata janë shpallur non grata familjarisht nga SHBA.

Sipas Nazarkos, nëse ajo do të angazhohej politik, SHBA do të rriste intensitetin e përndjekjes juridike.

E vërteta është që në këtë shkretëtirë figurash që e rrethojnë zotin Berisha, ajo shkëlqen. Pikërisht, dalja e saj tregon mungesën totale të demokracisë, mungesën totale të forumeve të asaj partie. Në forume ka qenë i përfshirë bashkëshorti, jo ajo. Dalja e saj, siç ka një moment energjizues të opozitës që gjen një figurë që e mbron për një aferë, e cila është vetëm e para, mund të ketë edhe të tjera, por nga ana tjetër tregon krizën e figurave dhe administrimin personal apo familjar të PD. Kjo është pak, por e vërtet.

Në fund të fundit, brenda familjes Malltezi, ajo është juristja, është juriste e mirë, është profesoreshë e cila ka këshilluar edhe qeverinë. Ajo e mohon faktin që ka qenë nxitësja e afrimit të Bashës dhe grupit të UNMIK në qeverisjen e Berishës në 2005. E quaj pozitive, ishin më mirë ata që kishin punuar në një administratë ndërkombëtare, sesa grupi i qëndrestrarëve që i ngelën Berishës pas 1997. Ajo e mohoi këtë raportin me Bashën, ishte jo realiste në qasjen e saj.