MENU
klinika

Dhëndri i tij u arrestua mbrëmjen e sotme

Arrestimi i Jamarbër Malltezit, Sali Berisha njofton konferencë urgjente për shtyp

21.10.2023 - 19:51

Pas arrestimit të Jamarbër Malltezit, ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një konferencë të pazakontë sonte në orën 21.00 të mbrëmjes.

Dita, por dhe orari i konferencës janë të pazakonta. Për këtë arsye, aludimet janë të shumta.

Njëra, mund të jetë një dorëheqje e mundshme e Berishës nga drejtimi i Rithemelimit.

Një mundësi tjetër është ndonjë denoncim i fortë, i cili vjen pas arrestimit të dhëndrit e tij nga SPAK. Këto alduime do marrin përgjigje në orën 21.00.

Dhëndri i Berishës u arrestua nga policia në Rinas pak momente më parë. Malltezi ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet.

Mësohet po ashtu se urdhri për ndalimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.