MENU
klinika

Jep detaje

Arrestimi i kushëririt të Ervis Martinajt, Policia: U kap në rrugën ‘5 Maji’

13.10.2023 - 09:50

Kushëriri i Ervis Martinajt, Emiljano Nina i cili u arrestua dje për shkak të aksidentit të tij në Liqenin Artificial pak ditë më parë ka qenë në kërkim për dhunë në familje. Policia bën të ditur se Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër penale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Escape”, për kapjen e një shtetasi në kërkim. Kapet dhe vihet në pranga një 28-vjeçar, i cili në muajin gusht të këtij viti, përplasi automjetin që drejtonte me shpejtësi së lartë, me bordurën anësore te Liqeni Artificial, dhe më pas u largua. 28-vjeçari, i shpallur në kërkim edhe për dhunë në familje, pasi është dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në të dhënat për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Për këtë rast është finalizuar operacioni policor i koduar “Escape”, si rezultat i të cilit, mbrëmjen e djeshme, në rrugën “5 Maji”, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi:

Emiljano Nina, 28 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, në muajin gusht të këtij viti, duke drejtuar një automjet tip “BMW”, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore te Liqeni Artificial. Pas aksidentit, ky shtetas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu, ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër penale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Një muaj pas aksidentit të frikshëm që ndodhi më 22 gusht 2023 në zonën e liqenit artificial të Tiranës ku makina fluturoi mbi digë, policia ka arrestuar shoferin e BMë X6, Emiljano Ninën, i cili është edhe kushëriri i të shumkërkuarit Ervis Martinaj. Nina është arrestuar në banesën e tij në zonën e 5 majit në Tiranë.

Automjeti luksoz duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga “Rruga e Kosovarëve” hyri mes për mes një rruge automobilistike me trotuar, më pas është ngjiti skarpatën duke marrë para pemë e shtylla, për të përfunduar në pedonale mbi digën e liqenit, kue ka ndaluar muri i digës, ka përfunduar në liqen