Së fundmi është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e reperit të njohur amerikan Tupac Shakur, rreth 30-vite më parë.
I arrestuari është personi i identifikuar me emrin, Duane ‘Keffe D’ Davis. Ai u vu në pranga nga policia në një shëtitje pranë shtëpisë së tij në periferi të Las Vegas të Henderson këtë të premte.
Rreth kësaj ngjarje ka reaguar edhe vetë familja e reperit, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Ne e kuptojmë se ata po e mirëpresin këtë lajm, janë të kënaqur me këtë lajm dhe sigurisht që janë të vetëdijshëm për kthimin e kësaj aktakuze”– thanë familjarët e legjendës së muzikës pop.
Kujtojmë që Davis pritet të përballet me akuzën për ‘vrasje’, sipas avokatit të qarkut Clark County Las Vegas, Steve Wolfson.