MENU
klinika

Ultimatumi!

Autoritetet izraelite: Palestinezët duhet ta braktisin Gazën deri në orën 16:00

14.10.2023 - 09:52

Izraelitët thonë se banorët e Gazës duhet të shkojnë në jug para se të ndërhyn këmbësoria. Civilëve që jetojnë në Gazën veriore u është thënë nga ushtria izraelite që të përdorin dy rrugë për të shkuar sot në jug, sipas një zëdhënësi.

Në një deklaratë të publikuar në gjuhën arabe në platformën X, (ish-twitter), zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Avichay Adraee tha se dy rrugë mund të përdoren “pa pengesa” midis orëve 10:00 dhe 16:00.
Ata që jetojnë në qytetin e Gazës janë këshilluar të lëvizin në jug nga Beit Hanoun në Khan Yunis, përpara një ofensive të mundshme tokësore nga ushtria izraelite.

Njerëzit që jetojnë pranë plazhit dhe në perëndim të Olive do të lejohen gjithashtu të lëvizin në rrugët Daldul dhe Al-Sana drejt Salah Al-Din dhe Al-Bahr, shton Adraee. Ndryshe, Izraeli ka nis një ofensivë pas sulmit të papritur të Hamasit në territoret izraelite.