MENU
klinika

Deputetët e opozitës bllokuan Kuvendin

Balla sulmon Berishën nga Fieri: ‘Kali i zi’ nuk e ka fituar asnjëherë garën

21.10.2023 - 16:41

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një prononcim për mediat, ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në Parlament, ku opozita bllokoi karriget e ministrave dhe si rrjedhojë bllokoi zhvillimin e seancës plenare.

Balla e ka cilësuar ketë lëvizje të 26 deputeteve të PD, si një skenar të dështuar i cili duhet kaluar në heshtje.

Nga Fieri, Balla komentoi paralajmërimin e opozitës për grevë urie në parlament. Ai thotë se skenarët për kaos në Kuvend kanë një autor, duke nënkuptuar indirekt ish-kryeministrin Sali Berisha, fundi i të cilit nuk do të jetë fitimi i garës.

“Duhet t’i kalojmë në heshtje, të kuptojmë që gjithçka qe ndodh nga pjesët e opozitës është një përsëritje prej shumë vitesh e të njëjtit skenar me të njëjtin autor. ‘Kali i zi’ se ka fituar asnjëherë garën”, tha Balla.