MENU
klinika

Sekreti

Barazpesha punë-jetë: Ja si të jeni më të lumtur

25.10.2023 - 08:18

Ndonëse e dimë shumë mirë se suksesi i një jete të lumtur qëndron pikërisht tek gjetja e balancës perfekte, sërish të gjesh ekuilibrin mes punës dhe jetës, mbetet një detyrë e vështirë. Ajo që e vështirëson edhe më procesin është mjedisi që na rrethon, që na tërheq gjithnjë e më tepër në vorbullën e saj të nxitimit, duke na shkëputur nga gjërat e vogla, por më të rëndësishmet të jetës. Cila është detyra jonë?

1. Vendosni prioritete për kohën tuaj

Që procesi i ekuilibrit jetë-punë të funksionojë duhen vendosur ca prioritete. Caktoni qartë çfarë janë të rëndësishme për ju si nga ana personale ashtu dhe në atë personale. Identifikoni vlerat dhe dëshirat brenda jush dhe përdorini si guidë për t’i ndjekur më pas vgendimet që do të merrni. Sapo të keni prioritete të qarta, do ta keni më të thjeshtë të shkëputeni nga puna.

2. Vendosni kufij!

Të vendosësh kufij është e shëndetshme. Komunikojini kufijtë që vendosni me kolegët, shefat, miqtë apo edhe familjarët tuaj. Kjo do t’ju reduktojë shumë konflikte të panevojshme. Çfarë do të thotë të vendosësh kufij? Përshembull, gjatë kohës që je duke përdorur Iqos-in tënd jashtë zyrës nëse je përdorues, ose kur po shijon kafen e mëngjesit nuk do t’i përgjigjesh asnjë telefonate apo mesazhi që lidhet me punën sepse është koha jotë personale dhe gjithë të tjerat vijnë në plan të dytë.

3. Mësoni të menaxhoni kohën

Menaxhimi efektiv i kohës është thelbësor për një jetë më të kënaqshme dhe balancën që kërkojmë. Përdorni kalendare, to-do lists dhe organizoni mirë ditën tuaj. Hiqni dorë nga mania për të kryer shumë detyra në të njëjtën kohë. Ka kohë për të gjitha.

4. Mësoni t’i delegoni detyrat

Shumë njerëz e kanë të vështirë t’i delegojnë detyrat duke menduar se askush s’do ta bëj punën aq mirë sa ata. Në fakt, të mësojmë të delegojmë është çelësi për të mbajtur ekuilibër të shëndetshëm punë-jetë. Besojini kolegëve apo familjarëve tuaj dhe ndajini detyrat. Më pak stres dhe më shumë ndihmë për të tjerët që të rriten dhe kontribuojnë.

5.Shkëputuni nga teknologjia

Pasi orët e punës përfundojnë, mos kapni menjëherë telefonin. Dilni në natyrë uluni diku dhe ndërsa shijoni pajisjen tuaj me ngrohje, vizualizoni gjërat që dëshironi më shumë. Përdorimi i telefonit pas pune do t’ju lodhë më shumë dhe s’ju jep qartësi në mendim për çështjet e tjera të ditës/jetës.

6. Mësoni të thoni jo!

Të thuash jo është pak sfiduese, aq më tepër kur i trembesh idesë që po lë mundësitë të shkojnë. Gjithsesi edhe më e dëmshme është të thuash po për gjëra që të ngarkojnë fizikisht dhe mendërisht. Për gjëra që nuk janë në prioritetet apo interesat e tua duhet të thuash JO!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN