MENU
klinika

Tregon "planet"

Bardhi dhe Berisha i japin fund ngujimit në sallën e Kuvendit: Do vijojmë javën që vjen aksionin opozitar

19.10.2023 - 17:06

Deputetët e Sali Berishës dhe Gazmet Bardhit i kanë dhënë fund ngujimit në sallën e Kuvendit. Prej më shumë se 5 orësh ata qëndruan në sallë, duke mos lejuar mbajtjen e seancës.

Deputetët zunë vendet e ministrave dhe drejtuesja e seancës vendosi shtyrjen e seancës, ndërkohë që 23 prej tyre janë përjashtuar për 10 ditë.

Pak më parë Gazmet Bardhi në një deklaratë për mediat tha se ata do të vijojnë betejën në Kuvend javën që vjen, duke ikur nga salla.

“Kemi vendosur për ta vijuar aksionin opozitar brenda Parlamentit, për ta kthyer në shinat e respektimit të Parlamentit. Kemi konstatuar pavlefshmërinë e urdhrit të Ramës për të përjashtuar pjesën dërrmuese të deputetëve të opozitës. Së treti u kërkojmë anëtarëve që vetëm firmosin vendime përjashtimi që të mësojnë dhe matematikën, na kanë përjashtuar 11 ditë, teksa rregullorja flet për 10 ditë”, tha Bardhi.