MENU
klinika

Zbardhen debatet mes demokratëve

Bardhi kërkon të bllokojë Parlamentin; Berisha kundër

18.10.2023 - 14:20

Zbardhet debati me dyer të mbyllura brenda mbledhjes së përbashkët të grupit të demokratëve, mbështetës të grupit të ish-kryeministrit Berisha dhe ata të grupit të Bardhit.

Gazetari Osman Stafa ka zbuluar për BalkanWeb diskutimet nga mbledhja e djeshme e demokratëve, ku flitet për një aksion më të fortë opozitar. Gjatë fjalës së tij kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi flet për një qëndrim unison, ndërsa sugjeron që opozita të mos lejojë që të zhvillohet aktivitet normal parlamentar.

“Do të duhet të kemi një qëndrim. Mazhoranca po na bllokon çdo hapësirë institucionale. Kanë asgjësuar parlamentarzimin. Opozita nuk duhet të lejojë që të zhvillohet aktivitet normal parlamentar, përderisa mazhoranca do të vazhdoje te rrezoje kërkesat e opozitës për komisionet hetimore parlamentare, apo mospranimin e ndryshimit te anëtareve të komisionit te posaçëm te reformës zgjedhore. Kjo që po ndodh aktualisht s’ka ndodh kurrë me opozitën. Është asgjësuar çdo hapësirë. Praktikisht na kanë venë në kushtet kur ata vendosin gjithçka për ne. Do duhet te kemi një qëndrim të prerë. Unë pres nga ju propozime dhe duhet të dalim me një vendim se çfarë duhet të bëjmë.”, tha Bardhi.

Ndërkohë, ish-kryeministri Berisha sugjeron që të bëhet një letër publike dhe t’u sqarohet kancelarive dhe ndërkombëtarëve ajo çka po ndodh sipas tij në Kuvend dhe se si trajtohet opozita. Po ashtu ai si hap të dytë sugjeron që të mblidhen bashkë me partitë aleate të PD-së ku të diskutohet mbi situatën.

“Mendoj se ne duhet të bëjmë një letër, edhe publike, dhe tua shpërndajmë kancelarive, ndërkombëtare dhe t’i vëmë në dijeni se çfarë po ndodh në parlamentin shqiptar, së çfarë po ndodh me opozitën. Më pas duhet te mbledhim partitë aleate, ku mund te diskutojmë për situatën në fjalë dhe hapi i fundit është përplasja, në mënyrë që të mos lejojmë zhvillimin normal të seancave parlamentare, por t’i bllokojmë ato.”, sugjeron Berisha.
Ndërkohë Berisha shprehet kundër bojkotit parlamentar.

“Mendoj që bojkoti nuk është opsion si mekanizëm për t’u përdorur nga ana jonë, pra bojkoti i parlamentit. Nuk do të përdorim ato praktika që janë përdorur më parë, (I referohet djegies së mandateve, braktisja e zgjedhjeve) por do të përdorim çdo mjet demokratik që askush të mos marrë neper këmbë opozitën, siç ndodhi ne seancën e fundit parlamentare.”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si iu përgjigj Lulzim Basha ftesës për të marrë pjesë

Bardhi mbledh deputetët e Partisë Demokratike, i bashkohet edhe grupi i Berishës!

"S’na duhen Berisha e Basha, por lidership i ri"

Mori pjesë në tryezën e Bardhit, Gjekmarkaj: Nuk rreshtohem te Foltorja!

Si janë shpërndarë përkrahësit e tij në grupet parlamentare

Basha tërheq deputetët e dhënë “hua”, ndryshon përbërja e grupeve!