MENU
klinika

I paraqet 3 propozime

Basha takim “surprizë” me Begajn në Presidencë

16.10.2023 - 14:22

Lulzim Basha ka qenë, këtë të hënë, në Presidencë dhe ka zhvilluar një takim me kreun e shtetit, Bajram Begaj.

Mësohet se takimi ka pasur në fokus çështjen e Reformës Zgjedhore, për të cilën Basha ka propozuar disa ndryshime, nga listat e hapura e deri te “Shqipëria një zonë zgjedhore”.

Një tjetër propozim është dhe vetting në politikë me të njëjtin format siç dhe u realizua me sistemin e Drejtësisë.

Gjithashtu Basha ka kërkuar kalimin në zgjedhjen e presidentit nga populli.

Takimi vjen në kohën kur prej dy vitesh Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka realizuar asnjë vendim edhe pse OSBE dhe ODIHR kanë dhënë rekomandime si për zgjedhjet Parlamentare të vitit 2021 dhe ato vendore të majit 2023.

Një tjetër temë e diskutimit ka qenë dhe zgjedhja e Bashës si reporter i KIE për Ukrainën dhe krimet e Rusisë në sulmin ushtarak që zgjat prej 19 muajsh.

Takimi konfirmohet nga burime pranë PD-së, por rezervohen për detaje, pasi takimi ka qenë informal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN