MENU
klinika

Pesëshja drejt Kosovës

BE konfirmon: Rikthejmë përpjekjet e dialogut

17.10.2023 - 12:39

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe sigurinë, Peter Stano, konfirmoi sot se përfaqësuesi i posaçëm i bllokut për dialogun, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, udhëton të shtunën drejt Kosovës e Serbisë.

Ata do takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Me Lajçakun, do të jenë edhe Emanuel Bonne, këshilltar për siguri dhe politikë të jashtme i presidentit të Francës , ai i kancelarit gjerman, Jens Plotner, dhe i kryeministres së Italisë, Francesco Talo, si dhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Qëllimi i kësaj vizite është të arrihet përparim konkret në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe shtensionimin pas zhvillimeve të fundit”, sqaroi Stano.

“BE-ja dhe vendet anëtare, sikurse edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbeten mbështetëse të mëdha të procesit të normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe së ardhmes europiane të të gjithë rajonit. Kemi pritshmëri të qarta nga palët që të vazhdojnë procesin e normalizimit dhe të përmbushin detyrimet e tyre pa kushte dhe pa vonesa”, shprehet Stano.

Për herë të fundit, Kurti e Vuçiç u takuan në Bruksel në 14 shtator, por dështuan të pajtoheshin me planin për zbatimin e marrëveshjeve. Për këtë, BE-ja ia faturoi përgjegjësinë kryesore Prishtinës zyrtare, edhe pse në fakt, të dyja palët nuk kanë avancuar në vënien në jetë të detyrimeve që burojnë nga marrëveshja e arritur në kuadrin e procesit të dialogut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kurti për sulmin në Veri: Skenar për gjakderdhje

“Serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutela e Beogradit”

Ish-Presidenti: Vendet anëtare të BE-së të njohin Kosovën

“Serbia, e përfshirë kokë e këmbë në sulmin e Banjskës”

Sulmet në Veri ku u vra një polic

Albin Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë!