Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën se po merr vendime arbitrare ndaj deputetëve demokratë. Pas sherrit te Komisioni i Etikës, Berisha ka folur para mediave, duke deklaruar se bllokimi i seancës dhe i komisioneve parlamentare është vetëm nisja e aksionit opozitar.
“Ne nuk i ndahemi pa rikthimin e të drejtave tona kushtetuese. Në mënyrë absolute nuk do pengojë dot komisionin McGonigal. Është pyetur dy orë në aeroportin e New York-ut, ndërsa këtu kërkon që qytetarët të mos marrin vesh asgjë.
Do i marrin vësh të gjitha, si është pasuruar… ky ishte një moment i betejës sonë. Por beteja nuk ka të ndalur.
Klotilda Bushka mori shkesën dhe iku dhe tha e kam marrë vendimin, i erdhën dhe anëtarët e tjerë dhe shkuan u ndrynë në një zyrë për të firmosur vendimin. Ky është parlamenti shpellë. Ata e marrin vendimin por ne nuk e njohim, nuk njohim vendim të paligjshëm”, shtoi ai.