MENU
klinika

Braçe reagon pas intervistës së Berishës për mediat greke

Çfarë donte Beleri në makinën me armët që ishin përdorur në masakrën e Peshkëpisë

26.10.2023 - 20:54

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas publikimit të intervistës së Sali Berishës për median greke, lidhur me arrestimin dhe mbajtjen në burg të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Ndërsa i ka cilësuar deklaratat e Berishës për të mbrojtur Fredi Belerin, se “vijnë erë të tmerrshme”, Braçe ka theksuar se pretendimet e Berishës kur tha se “dëshmitari kryesor kundër Fredi Belerit është paguar nga fondi sekret i policisë së shtetit”, janë një procedurë plotësisht ligjore.

Ndër të tjera Braçe përmendi dhe masakrën e Peshkëpisë, ndërsa u shpreh se “në kohën kur është kapur në makinën me armët që u përdorën në masakrën e Peshkëpisë, në kohë kur Berisha ishte President, nuk pati asnjë përpjekje për të zbardhur ngjarjen”.

“Vjen erë, erë e tmerrshme, intervista e Berishës për median greke”, shprehet deputeti i PS.

Erion Braçe: Lexova intervistën e Berishës për Fredi Belerin dhënë për mediat greke. Si mundet që një shqiptar të flas me këtë gjuhë, si munden ata që konsiderohen gazetarë të habiten dhe të shesin si “skup” deklarimet për instrumenta krejt banal, të përdorshëm, nga mëngjesi deri në mbrëmje në Greqi, nga policia, prokuroria dhe gjykata greke.

Veprimi i stimuluar për të cilin flet Sali Berisha, është një procedurë krejt normale që bëhet me miratim dhe nën mbikëqyrje nga prokurori i SPAK, i miratuar nga Gjykata Speciale, që ka marrë në shqyrtim çështjen.

Nuk ka asgjë këtu për të shkulur flokët dhe për të bërë “skup” në mediat greke, përveçse “skup” përbën fakti që Berisha përdor një gjë kaq elementare, një procedurë krejtësisht ligjore të mbështetura fort nga Prokurori dhe Gjykata për këtë rast. Nuk e shpëton dot Fredi Belerin Sali Berisha një gjë të tillë.

Si mundet, mjafton të lexosh vetë deklarimin për dekriminalizimin të Belerit, për ta qepur gojë si shqiptar, por flasim një herë tjetër, për ta qepur gojën si shqiptar.

Fredi Beleri rezulton aty i dënuar jo nga Shqipëria por nga Greqia, i kapur në të njëjtën makinë ku banda që shkaktoi masakrën e Peshkëpisë, kur Sali Berisha ishte president i vendit dhe komandanti i forcave të armatosura, ishte me të.

Është dënuar për një vepër penale që të habit, siç është përshkuar aty, por kurrë nuk u shpjegua se çfarë donte Beleri në makinën me armët që ishin përdorur në Peshkëpi.

Është fakt që në kohën kur Berisha ishte president dhe ndodhi ngjarja, policia e shtetit dhe orgnet e tjera ligjzbatuese, nuk kanë bërë as përpjekjen më minimale. Edhe kur u arrestua Beleri me bandën, përsëri nuk u krye asnjë veprim procedurial nga këtej dhe andej për të zbardhur deri në fund çështjen.

Vjen erë, erë e tmerrshme, intervista e Berishës për median greke”, shprehet Erion Braçe.