MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është sarkopenia?

12.10.2023 - 08:39

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë është sarkopenia?

Mjeku: Me termin sarkopenia kuptojmë humbjen e vazhdueshme të masës muskulore dhe për pasojë zvogëlimin e forcës; përveç rënies së masës muskulore vihet re dhe një përkeqësim i kësaj të fundit për shkak se:

Muskujt zëvendësohen ngadalë nga dhjami
Kryqëzimet ndërmjet fibrave muskulore dhe nervore (lidhja neuromuskulare) priret të dobësohet
Stresi oksidues në fibrat e muskujve rritet.

Ka dy lloje fibrash muskulore
Fibrat muskulore të tipit 1, të thënë edhe të kuqe, kontraktohen dhe lëshohen ngadalë. Këto fibra kanë një fuqi të ulët por rezistencë të lartë ndaj lodhjes, janë të përfshirë në veprime me entitet të ulët, dhe të gjata në kohë si për shembull mbajtja e qëndrimit (luajnë një rol të vogël në zhvillimin e sarkopenisë)

Fibrat muskulare të tipit 2, kontraktohen dhe lëshohen më shpejt dhe janë të përfshirë në sforcime të shpejta të energjisë.

Sarkopenia është një proces fiziologjik që nis pas të 30-tave e më pas vijon me shpejtësi sapo kalohen të 70-tat. Kjo rezulton me një humbje të forcës me 20 % në 60 vjeç, deri në 50% brenda të 80-tave.

Më në fund njihet një formë patologjike e cila ndodh pas një kohe të gjatë palëvizshmërie, për shembull pasi keni vendosur gjymtyrët në allçi.

Sarkopenia, si një proces fiziologjik, nuk mund të kurohet, por e rëndësishme është të ngadalësohet avancimi, përmes aktivitetit fizik dhe një ushqyerje korrekte, për të parandaluar që kjo gjendje të përfundojë shumë shpejt një në sindromë e delikatesës së një të moshuari me pasoja paaftësie.

SHKAQET
Shkaqet e Sarkopenisë patologjike përfshijnë:
Ulje të aktivitetit fizik,
Reduktim i marrjes së proteinave përmes ushqimit
Rritje e nevojave për proteina
Patologji që shkaktojnë një keqpërthithje të zorrëve si (sëmundja e Crohn dhe koliti ulçerativ)
Mungesa e hormonit anabolik, pra ai që është përgjegjës për rritjen e masës muskulore, si testosteroni apo hormoni i rritjes.

SIMPTOMAT
Simptomate e sarkopenisë përfshijnë:
Atrofi muskulare (e dukshme si një reduktim i vëllimit të muskujve)
Ndjesi dobësie
Lodhje e përhershme
Vështirësi në mbajtjen e qëndrueshmërisë kur jeni gati për të rënë
Ecje e ngadalësuar
Zvogëlim i forcës
Aftësi e zvogëluar për të kryer aktivitete normale ditore dhe mund të çojë në depresion.

Shkalla e sëmundjes përcaktohet nga dy faktorë:
Sasia fillestare e masës fillestare të muskujve,
Shpejtësia e humbjes së masës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN