MENU
klinika

“Kosova, tokë e askujt”

Deklarata që trazoi politikën shqiptare, reagon menjëherë Financial Times

05.10.2023 - 11:50

Një artikull i publikuar më 3 tetor në prestigjozen Financial Times ku gazetari Marton Dunai interviston kryeministrin Rama, ka shkaktuar një sërë komentesh negative. Komentet dhe kritikat i adresohen deklaratës së Ramës në intervistë, sipas së cilës “Kosova është një pikë e nxehtë dhe me kalimin e viteve është bërë një tokë e askujt ku kombinohen të gjitha llojet e krimeve”, është korrigjuar nga autori i shkrimit.

Por përmes një reagimi ne rrjetin social Twitter, Dunai pranon se ka pasur një gabim në shkrimin e tij i cili është korrigjuar. Gazetari sqaron se Kryeministri në fjalën e tij i referohet veriut të Kosovës dhe jo shtetit të Kosovës.

“E kemi ndryshuar këtë artikull për të sqaruar se kryeministri shqiptar po diskutonte problemet në veri të Kosovës, jo në të gjithë vendin”, shkruan gazetari i Financial Times, Marton Dunai në rrjetin social X.
Në artikullin e Financial Times, Rama ka përsëritur kërkesën për rivendosjen e kontrollit të veriut të Kosovës nga ana e NATO-s. Kryeministri shqiptar iu ka bërë thirrje liderëve perëndimorë për të zgjidhur “çmendurinë e pafund” ndërmjet vendeve të Ballkanit. “NATO duhet të rivendosë kontrollin e veriut të Kosovës ose të përballet me dhunën e vazhdueshme midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve në rajon, sipas kryeministrit të Shqipërisë”, citon kryeministrin e Shqipërisë gazeta Financial Times.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spiropali: Për interesat tuaja, Prishtinën e vendosni si kolateral

Replika në Kuvend, Berisha: Deklarata e Ramës, më armiqësorja!