MENU
klinika

"Kosova vazhdon të jetë e sanksionuar"

Deputetja britanike: Ende asnjë ndëshkim ndaj Beogradit

05.10.2023 - 11:55

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka folur sërish për situatën në Kosovë, pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.


“Kosova e veriut, toka e askujt”, Berisha: Kryefjala e Kuvendit duhet të ishte deklarata superskandaloze e Pashiqit shqiptar

Kearns ka shprehur shqetësimin për mos vendosjen e masave ndaj Serbisë nga ndërkombëtarët, ndërsa ka thënë se Kosova vazhdon të mbetet e sanksionuar nga BE-ja.

“Radoiçiç mbetet i lirë në Serbi. Ende nuk ka masa për Beogradin nga Britania e Madhe, SHBA, BE, pavarësisht vrasjes së oficerit të policisë, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve, as rolit në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s. Megjithatë, Kosova mbetet nën sanksionet e BE-së. Diplomaci parandaluese?”, ka shkruar përmes një postimi në platformën “X” (Twitter).

Kearns edhe më parë kishte shkruar për rastin e 24 shtatorit, derisa kishte kërkuar që të vendoset drejtësia dhe jo të anohet drejt autoriteteve të Beogradit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bërnabiç: Kërkojmë drejtësi!

“Nuk e vranë serbët Ivanoviçin”

“Duhet të përgjigjet para organeve serbe”

Radoiçiç pranoi se organizoi sulmin terrorist në Veri, reagon Vuçiç