MENU
klinika

Fansave s’ka për t’ju pëlqyer!

Drake merr vendimin e papritur për muzikën

07.10.2023 - 08:42

Reperi i njohur, Drake ka njoftuar se po bën një pushim nga muzika për t’u fokusuar në shëndetin e tij.

“Unë ndoshta nuk do të bëj muzikë për pak,” shpjegoi reperi i “God’s Plan” në “Table for One” në SiriusXM’s Sound 42 mëngjesin e sotëm.

“Do të jem i vërtetë me ju: më duhet të fokusohem te shëndeti im, para së gjithash…Siç e dini, unë dua që njerëzit të jenë të shëndetshëm në jetë”, tha ai.

Drake, 36 vjeç, zbuloi se ai ka pasur probleme serioze me stomakun për vite dhe tani do të marrë kohë për t’i trajtuar ato.

Njoftimi tronditës i Drake erdhi në të njëjtën ditë kur ai publikoi albumin e tij të ri, “For All the Dogs”, ku përfshihen 23 këngë dhe ka bashkëpunuar me: SZA, Bad Bunny, 21 Savage, J. Cole, Chief Keef dhe më shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Profil/ Njihuni me sekretet e Rihanna-së

Jeton duke ngrënë fruta dhe me muzikë të mirë

Biznesi i vështirë i muzikës në Shqipëri

Nga vijnë fitimet e artistëve?