MENU
klinika

"Edhe familjarët më tallin"

E mërzitur nga Ledri? Sara Hoxha tregon arsyen e vërtetë!

11.10.2023 - 10:04

Në TikTok dhe rrjetet e tjera sociale qarkullojnë video nga daljet e fundit publike të Sara Hoxhës, si në televizion, ashtu edhe në platformat online, ku shfaqet jo shumë e qeshur si më parë, pra me pak fjalë e mërzitur. Por cila është arsyeja për këtë? Disa fansa thonë është Ledri, sidomos pas faktit që mbrëmë reperi (për arsyet e tij) nuk ishte pranë partneres në premierën e “Në Kuadër të Dashurisë” ose për shkak të gjithë “dramës” me Dafinën e të tjerët.

Gjithsesi, e vërteta është larg kësaj. Arsyeja pse Sara shfaqet e ndryshuar në pamje është fakti që ka bërë një ndërhyje në fytyrën e saj. Këtë e pranon vetë fituesja e “DWTS 1”, me anë të një video-je sqaruese në Instagram, ku po ashtu tregon edhe llojin e ndërhyrjes esketike. Bëhet fjalë për botox, në zonën e “gummy smile”, për të fshehur me pak fjalë mishrat e dhëmbëve kur buzëqesh.

Sara thotë se kjo nuk i ndodh më dhe është mjaft e lumtur, por pamja i ka ndryshuar sepse është ende e fryrë në atë zonë, madje edhe familja “e tall” për këtë ndryshim.