Ekspertja e Pronave, Armelida Shtiza, është shprehur se rritja e çmimeve për blerjet e pronave do të vijojë në zonat rurale të Tiranës, qendrën e Tiranës dhe në bregdet.
Komentet Shtiza i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se rreth 40-41 % e blerësve dhe investitorëve janë nga Perëndimi.
Ajo tha gjithashtu se që nga pandemia, shumë persona që kanë jetuar në metropol, janë shkëputur, duke gjetur mundësi të reja banimi, larg qendrave të banuara.
“Para 10 viteve nuk kishte agjenci imobiliare. Kishte persona që punonin privatisht. Deri para 3 viteve, 95 % e klientëve blerës për pjesën e bregdetit, ishin shqiptarë, një pakicë e vogël nga Kosova dhe Maqedonia.
Tani çfarë ndodh, neve tani kemi 40-41 % vetëm blerës dhe investitorë nga Perëndimi. Pra unë konsideroj çdo person që nuk ka rezidencën në Shqipëri, mund të jenë edhe nga Kosova dhe Shqipëria.
Jemi në tregun e uljes së referencës sepse nuk ka aeroporte afër. Bumi i madh në Sarandë i rritjes së çmimeve që janë në maj, Saranda fillon në zonën elitare…
Ndodh investimi sepse kanë Korfuzin dhe aeroportin e tij afër. Në Lalëz po ashtu, pasi kanë aeroportin afër. Unë për vete unë e dua vilën time luxury pranë vendit ku punoj. Shtëpinë e dytë të pushimit duhet ta kesh jo shumë kilometra larg bazës së kompanisë ku punon.
Që nga pandemia, shumë persona që jetonin në metropol, janë shkëputur. Rritja e trevjecarit më të lartë të referencës për shitjen brenda resorteve dhe rezidencave që janë projekte të zhvilluara dhe të vlerësuara tani, do të jënë zonat rurale të Tiranës, qendra e Tiranës dhe bregdeti shqiptar.
Zonat periferike të Tiranës, jo. Jugu po, patjetër. Në Dhërmi psh që ne kemi qenë punonjës të administratës shtetëore, shtëpitë mund t’i gjeje edhe me 10 mijë euro, ndërsa tani nuk i gjen dot, janë të blera.
Në Borsh unë kam kërkesa shumë nga qytetarë të Zvicrës që duan të blejnë në kodër. Investitorët e huaj nga perëndimi më kërkojnë nga pjesa e kodrës, jo si shqiptarët që kërkojnë në bregdet.
Pjesa e kodrave janë individ që e duan për ta shijuar në pushimin 1 mujor”, u shpreh Shtiza.