Modelja e njohur dhe shumë e dashur Emina Çunmulaj është rikthyer me postimet në rrjetin social Instagram për të kujtuar nënën, të cilën e ka humbur 10 vjet më parë.
Përkrah një fotoje, ku modelja shihet përqafuar me njeriun e saj të shtrenjtë, ka bërë një dedikim të ndjerë për të.
“10 vjet pa ty! Mami, sa më ka marr malli. Vetëm ky shpirti jem e din sa dhimbjen e mbaj në veti nga ajo ditë”, ka shkruar ajo, duke u rikthyer në këtë mënyrë në rrjetin e saj social Instagram.
Kujtojmë që pak ditë më parë Emina njoftoi se do të hiqte dorë përkohësisht nga rrjetet sociale duke mos postuar asgjë nga përditshmëria, për shkak se është shumë e prekur për atë që po shkakton lufta mes Izraelit dhe Palestinës.’