Pamjet tragjike dhe të rënda nga lufta aktuale mes Izraelit dhe Palestinës, e kanë detyruar në një farë mënyre modelen shqiptare me famë ndërkombëtare Emina Cunmulaj që të heqë dorë për një kohë të pacaktuar nga rrjetet sociale.
Të paktën kështu ka njoftuar vetë modelja në një postim në Instastory.
“Kam nevojë për një shkëputje nga rrjetet sociale. Mjaft më. Njerëzit po vdesin dhe shumë njerëz të pafajshëm. Të lutem Zot, ndihmoje njerëzimin”, shkruan Emina në postimin e saj në Instastory.
Emina Cunmulaj është nga të paktët personazhe që reagojnë në rrjetet e saj sociale, lidhur me kauzat të ndryshme.
Së fundmi, Emina ka bërë posime të njëpasnjëshme lidhur me luftën mes Izraelit dhe Gaza, që deri tani numëron 830 të vdekur dhe 4250 persona të plagosur në Gaza.