MENU
klinika

EMRI/ Terrorizoi zonën duke qëlluar në ajër me armë zjarri

Forcat RENEA mbërrijnë në Shkodër, përfundon në pranga 43-vjeçari

25.10.2023 - 21:15

Policia e Shtetit ka nisur një aksion në rrugët e Shkodrës në kuadër të një plani operacional.

Bëhet me dije se kontrollet po shtrohen në mjete të dyshimta që lëvizin persona me procentë penalë apo persona të shpallur në kërkim.

Sipas News24, aksioni është përqendruar më së shumti në akset kryesore të qytetit të Shkodrës.

Në pranga ka rënë Balil Murataj 43 vjeç. Ky i fundit terrorizoi zonën e Bardhajve në njesinë Rrethina gjatë gjithë pasdites së sotme, teksa ne ecje e sipër me automjetin e tij, qëlloi në ajër me armë zjarri herë pas here.

Pas sinjalizimeve nga banorët policia vendore e Shkodrës beri arrestimin e tij ndërsa në mbështetje shkuan edhe forcat RENEA.