MENU
klinika

Ndihmoi dy vëllezërit trafikantë të pastronin para

GJKKO lë në fuqi masën e arrestit për ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës

28.10.2023 - 14:54

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës, Rajmonda Dashi.

Kjo e fundit së bashku me Ardian Malasin, tashmë të arrestuar, dyshohen se kanë ndihmuar dy vëllezërit Besian dhe Leonard Rama të pastrojnë paratë që si burim kanë aktivitetin e trafikut të drogës. Sipas burimeve, rezultojnë se vëllezërit janë lidhje e afërt familjare e Rajmonda Dashit.

Këto dyshime janë krijuar pas letërporosive që kanë mbërritur nga Belgjika, ku dy vëllezërit janë dënuar për trafik droge.

Ndërsa SPAK ka zbuluar se Rajmonda Dashi duke shfrytëzuar dhe postin e saj ka ndihmuar dy vëllezërit që paratë e vendosura nga aktiviteti kriminal të investoheshin në pasuri, tashmë të vënë në sekuestro nga Prokuroria e Posaçme.

Pastronin paratë nëpërmjet ish-drejtoreshës së Kadastrës, kush janë dy vëllezërit që SPAK iu sekuestroi pasurinë
26 Tetor, 14:49
Kujtojmë se ish-drejtoresha e Kadastrës në qytetin e Durrësit Rajmonda Dashi është arrestuar me urdhër të SPAK dy ditë më parë teksa ishte në zyrën e saj.

Mësohet se ajo aktualisht punonte në Drejtorinë e Kadastrës në Kamëz dhe Vorë. Momenti i shoqërimit duket se ka shkaktuar panik te punonjësit, pasi mësohet se ishin 3 oficerë të policisë, të cilët e kanë shoqëruar jashtë ambienteve të institucionit.

Më 15 dhjetor të vitit 2021 Rajmonda Dashi dha dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Durrësit dhe në vend të saj u emërua Risena Xhaja.

Rajmonda Dashi ka dhënë dorëheqjen si drejtuese e Kadastrës së Durrësit me kërkesë të ish drejtorit të përgjithshëm të Kadastrave, Artan Lame, ndërsa nuk u bënë me dije arsyet e kërkesës për shkarkim.

Ish-drejtuesja e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi u la nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” me urdhër të SPAK për shkak të përfshirjes së saj në pastrim parash me një grup kriminal që aktivitetin e ka pasur jashtë shtetit. 1 person është arrestuar, dhe 2 vëllezër fierakë janë vënë në masë “arrest në burg” në mungesë, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Hetimi i nisur nga SPAK ka ardhur pas një letërporosie të mbërritur nga Belgjika për disa kohë më parë për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal.

Dy vëllezërit, të dënuar nga autoritetet belge për vepra të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, gjatë ushtrimit të këtij aktiviteti në bashkëpunim të veçantë me ish-drejtuesen e komanduar të Kadastrës Durrës, Rajmonda Dashin, dhe personin e tretë të arrestuar me iniciale A.M., kanë kryer veprime të vazhdueshme të kundërligjshme me qëllim pastrimin e të ardhurave që kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal.

Këto para më pas janë investuar në pasuri të paluajtshme në Shqipëri. Më konkretisht, Rajmonda Dashi ka kryer veprime në transferimin e pasurisë me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme; fshehjes ose mbulimit e pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; fitimit të pronësisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.

SPAK bënë me dije se gjatë hetimit janë identifikuar pasuritë dhe veprimet juridike të kryera mbi to dhe i është kërkuar Gjykatës së Posaçme sekuestrimi i 49 pasurive në total, dhe në veçanti 12 apartamente në Fier, 4 në Tiranë, 3 garazhe Tiranë, 27 llogari bankare, 1 shoqëri tregtare dhe 2 makina. Hetimi vazhdon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe identifikimi i pasurive të tjera.

Aktualisht, Rajmonda Dashi ishte emëruar specialiste për zonën e Vorës dhe Kamzës.

Plas sherri te Zjarrfikësja në Kavajë

Zjarrfikësi plagos me thikë dy kolegët e tij

Merret nën hetim shtetasi nga Maqedonia e Veriut

Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese