MENU
klinika

E bujshme nga Greqia

Gjykata e Janinës vendos ekstradimin në Shqipëri të Laert Haxhisë

18.10.2023 - 17:09

Greqia ka vendosur të ekstradojë drejt Greqisë të shumëkërkuarin Laert Haxhia. Ky i fundit u arrestua në Janinë dhe fillimisht u bllokua ekstradimi, por Apeli ka vendosur që ai të vijë në Shqipëri, ku dhe rezulton i dënuar për masakrën e Lushnjes, teksa drejtësia ka ngritur dhe akuza të reja.

Laert Haxhiu është dënuar me 18 vite burg për vrasjen e Zamir Latifit e Jurgen Hoxha dhe u plagosjen e Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku. Ngjarja në fjalë ndodhi në Lushnjë në vitin 2017. Por ai u rikthye në vëmendje pas dëshmisë së Artan Tafanit, i cili rrëfeu 6 vrasje të tjera të porositura nga Laert Hxhiu.

4 prej tyre kanë ndodhur në Shqipëri dhe dy në Greqi. Të gjitha këto krime kanë ndodhur nga vitit 2018 deri në vitin 2021-shin. Ata vranë Çajup Selimin, Fridman Xhaferajn, Alban Semakun dhe Albi Bashaliun.

I pari, biznesmeni Çajup Selimi, u ekzekutua në Tepelenë në hyrje të shtëpisë së tij në lagjen “15 Shtatori” më datë 1 Qershor të vitit 2021. Ai doli nga shtëpia pasi u thirr nga një person dhe u qëllua në shkallët e katit të dytë të pallatit ku jetonte. Për eliminimin e tij bashkëpunuan 6 persona.

Një ditë më pas, anëtarët e grupit, kryejnë një tjetër vrasje. Ekzekutohet Fridman Xhaferaj në qytetin e Korçës, por trupi u zbulua 12 ditë më vonë, në rezervuarin e Gjançit. Në atë kohë, dyshimet e policisë ishin se 25-vjeçari ishte ekzekutuar për larje hesapesh, për shkak të konflikteve të mëparshme. Në vrasjen e 25-vjeçarin bashkëpunuar 7 persona.

Vrasja e tretë e zbuluar nga dëshmia e të penduarit Artan Tafani është dhe ajo e Alban Semakut, në 17 tetor të 2021. Ai njihej edhe me emrin Elton Kinezi. U gjet i vrarë në breg të lumit Shkumbin, pesë muaj pasi kishte dalë nga burgu. Në këtë krim morën pjesë: Laert Haxhiu, Artan Tafani dhe Lulzim Spahija.

Ngjarja kriminale e radhës, është vrasja e Albi Bashaliut në 27 dhjetor të 2021. u qëlluam me breshëri plumbash sapo zbriti nga makina për të shkuar në kafe. Krimi ndodhi në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Policia thotë se shkak ka qenë hakmarrja pasi i vëllai, Leonard Bashaliu, vrau Ylber Xhahysën.

Por Laert Haxhiu nuk ka qenë vetëm ekzekutor, ai urdhëroi dhe dy vrasje në Athinë ne periudha të ndryshme, atë të Lulzim Qorrit në dhjetor të 2018 dhe Dikens Halilit në tetor të 2021. Ata ishin pjesë e bandave të trafikut të drogës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Punonjësit e “fabrikës së vdekjes” rrëfejnë skandalet

Debate në gjyq/ Mediu refuzon përballjen me familjarët e viktimave të Gërdecit

Ngjarjet e fundit i kanë rikthyer në vëmendje

Kush po i vret ‘adoleshentët’ e bandës së Lushnjes?


Vrasja e Martin Canit pranë shkollës ‘Fan Noli’

Caktohet data e seancës gjyqësore ndaj autorit 14-vjeçar

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin