MENU
klinika

Viktor Orban, kamerdarja e shpëtimit për Vuçiç

Hungaria gati të bllokojë sanksionet e BE ndaj Serbisë

05.10.2023 - 15:59

Vuçiçi i kërkoi hapur Orbanit, me të cilin takohet më rregullisht se kurrë, të ndikojë në vendimet e Bashkimit Evropian kundër tij dhe qeverisë së tij…

Konflikti i armatosur në Banjskë tronditi rëndë marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë, e kjo është veçanërisht e dukshme në shembullin e disa anëtarëve të BE-së të cilët kërkojnë që incidenti të hetohet plotësisht.

Disa anëtarë shkojnë aq larg sa kërkojnë masa ndëshkuese për Serbinë. Por hiri shpëtimtar mund të jetë Hungaria, pra kryeministri Viktor Orban, të cilit presidenti serb Aleksandar Vuçiç në takimin e fundit i ka kërkuar, siç mëson “Nova”, të reagojë nëse në rendin e ditës në Bruksel janë sanksionet e mundshme ndaj Serbisë dhe ndaj tij personalisht.

Hungaria, kamerdarja e shpëtimit

Pesë ditë pas konfliktit të armatosur në Banjskë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç u takua me kryeministrin hungarez Viktor Orbán.

Në margjinat e takimit lidhur me iniciativën për vendosjen e sigurisë strategjike në fushën e energjisë, furnizimit me ujë, industrisë ushqimore dhe burimeve njerëzore, Presidenti i Serbisë i kërkoi mikut të tij hungarez që të shfrytëzojë të drejtën e vetos dhe të pengojë BE-në të ndëshkojë Serbinë.

Sipas “Nova.rs”, Vuçiç e ka shfrytëzuar këtë takim në Beograd për të minimizuar pasojat e ngjarjeve në Kosovë në fund të shtatorit.

Ai i kërkoi hapur Orbanit, me të cilin takohet më rregullisht se kurrë, të ndikojë në vendimet e Bashkimit Evropian nëse ato drejtohen kundër tij dhe qeverisë së tij. Konkretisht, Vuçiç i ka përmendur Orbanit se e di që po flitet për masa të mundshme kundër Serbisë, se tashmë janë organizuar disa takime me atë rast dhe se pret që Hungaria të reagojë dhe të vërë veton nëse votohet. Kryeministri i Hungarisë i është përgjigjur se vendi i tij nuk pajtohet me politikën e sanksioneve dhe se për këtë arsye ai me siguri do të jetë kundër një vendimi të tillë”, shpjegon burimi i “Nova.rs”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Lajçak dhe Borrell janë idiotët e tij”

Gazeta gjermane: Shkaktari i problemeve në Kosovë, Vuçiç!

"Besniku i Putin po ndez luftën në Ballkan"

Mediat gjermane “masakrojnë” Vuçiç

Viktor Orban, kamerdarja e shpëtimit për Vuçiç

Hungaria gati të bllokojë sanksionet e BE ndaj Serbisë